Në këto zona nesër nuk do të ketë drita në Tiranë

Tirana

Në këto zona nesër nuk do të ketë drita në Tiranë

Më: 27 janar 2017 Në ora: 23:53
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik të Tiranës, do të ketë kufizime energjie gjatë intervalit kohor 09.00 – 13.00.

Punimet po kryhen në kuadër të investimeve të nisura për fuqizimin e rrjetit elektrik.

Sipas OSHEE-së, pa energji do të jetë zona mes Bulevardit “B.Curri” dhe rrugës së Kavajës, pranë pallatit me shigjeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat