Krisma armësh në qendër të Tiranës

Tirana

Krisma armësh në qendër të Tiranës

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Krisma armësh në mes të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 thanë burime nga policia e kryeqytetit.

Sipas tyre një person ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa më pas është larguar. Policia thotë se ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk ka një person të dyshuar.

Sipas policisë krismat janë dëgjuar në rrugën “Kajo Karafili” që është pas ish-godinës së Ministrisë së Kulturës.

Nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat