Tiranë, hidhet kripë në rrugët rurale, Veliaj: Evitoni në maksimum lëvizjet

Tirana

Tiranë, hidhet kripë në rrugët rurale, Veliaj: Evitoni në maksimum lëvizjet

Më: 6 janar 2017 Në ora: 18:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Që në mëngjes, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punë intensive për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje.

Në një kohë që temperaturat shkojnë nën zero, falë përkushtimit të punonjësve të Bashkisë është bërë e mundur që të rrugët në zonat rurale të jenë të kalueshme për automjetet.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që në këto ditë të ftohta të evitojnë  në maksimum lëvizjet, ndërsa ka publikuar edhe disa foto të automjeteve të Bashkisë duke hedhur kripë.

“Në rrugët rurale prej mëngjesit po hidhet kripë e skorje teksa pritet që temperaturat të shkojnë nën zero, por e mira është që të evitojmë në maksimum lëvizjet! PS. Jo, nuk kemi borëpastruese profesionale se në Tiranë bie borë 1 herë në dekade. Ndaj, po bëjmë sa mundemi me mjetet që kemi dhe punonjësit e përkushtuar”, shkruan Veliaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat