Paralajmërimi i sinoptikanëve se viti i ri 2017 do të vijë nën efektin e temperaturave të ulëta, që në zonat e thella malore do arrijnë në -12 dhe në zonat fushore deri në -7, duket se ka rezultuar i saktë.
Kryeqyteti i Shqipërisë sot është gdhirë me një temperaturë -7 gradë celcius. Shumë prej banorëve kanë konstatuar se xhamat e tyre kishin ngrirë, ndërkohë që ka pasur edhe raste kur enët shtëpiake kanë ngrirë bashkë me ujin që kishin brenda.
Videoja në vijim na sjell një copëz dëshmie nga zona e Institutit në Kamzës, ku një banor ka gjetur govatën me ujë të ngrirë totalisht. Kjo tregon se i ftohti polar tashmë ka nisur dhe banorët duhet të marrin masa serioze për të përballuar këtë të ftohtë, duke përdorur lëndë djegëse, dru apo gaz, ose edhe kondicionerët.