Këshilli Bashkiak miratoi mbrëmët Planin e Përgjithshëm Vendor “TR 030” dhe Buxhetin e vitit 2017, dy dokumente që kanë marrë votat e shumicës në Këshillin Bashkiak.
Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon në total 13 Projekte strategjike që përbëjnë dhe komponentin strukturor të Planit.
Më konkretisht parashikohet: Projekti i Pyllit Orbital; Projekti i Oazëve natyrorë; Unaza e 2 dhe e 4; Projekti i Parkut Botëror; Unazat e gjelbra dhe blu; Epiqendrat e Tiranës policentrike; Shkollat e hapura; Ruajtja e pasurise arkitektonike të shekullit XX; Sistem i ri bujqësor dhe rrjet i ri i tregjeve për fermerët; Transporti me cilësi të lartë; Rrjeti i korsive dhe mobiliteti; Tirana për të gjithë, qytet i aksesueshëm dhe Plani parashikon edhe një investim në energjinë e rinovueshme në të ardhmen.