Hapet Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijët në Tiranë

Tirana

Hapet Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijët në Tiranë

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 23:16
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka vendosur ti bëjë një dhuratë për fundvitit fëmijëve të Tiranës. Ai ka  njoftuar se në datën 29 dhjetor do të çelë dyert Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijët.

Kreu i qeverisë ka publikuar një vidoe, ku nga pluhuri dhe merimangat, tashmë kjo qendër është shndërruar në një godinë moderne.

“Të enjten 29 dhjetor, çel dyert Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijët, një tjetër hap në rrugën e Rilindjes në Arsim e Kulturë, që do të pasohet nga shumë hapa të tjerë, në rrugën e vështirë të një kthese të madhe pas njëzet e kusur vitesh keqqeverisje e rrënim të vazhdueshëm”, ka shkruar Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat