Veliaj: Tirana ka nevojë për hapësira sportive për jetë të shëndetshme

Tirana

Veliaj: Tirana ka nevojë për hapësira sportive për jetë të shëndetshme

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 13:52
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Të apasionuarit pas sportit dhe ushtrimeve fizike do të kenë hapësirën e tyre për t’u praktikuar në Parkun e Liqenit Artificial. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimit e këndit të 12 në një nga hapësirat e parkut, ku do të vendosen disa pajisje force për ata që duan të ushtrohen në natyrë. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, vlerësoi se ky investim shton hapësirat për ata që duan të merren me sport dhe jetë aktive.

“Jam shumë entuziast që fillojmë një kënd të ri, këndin e 12-të, kushtuar kryesisht atyre që merren me sport te Liqeni. Do të jetë një kënd force, me disa module ushtrimore, dhe një hapësirë soditëse fantastike”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se ky kënd është një tjetër vendim që ka për qëllim t’i japë Parkut të Liqenit më shumë jetë dhe për ta kthyer atë në një hapësirë për të gjitha grupmoshat.

“Në vitin e parë të mandatit, vendimi për të krijuar një kënd lojërash ishte ndoshta vendimi më i mirë që morëm sepse kuptuam se qyteti, siç ka nevojë për infrastrukturë, asfalt, ndriçim, gjelbërim, ka nevojë edhe për hapësira të tilla, që janë mushkëritë dhe oksigjeni i qytetit”, shtoi Veliaj. Ai tha se paralelisht me këto investime, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, po punon për të siguruar funksionimin e plotë të parkut, është shprehur Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat