Dëmtohet kablli 35 Kv, ja zonat e Tiranës ku nuk do të ketë energji elektrike

Tirana

Dëmtohet kablli 35 Kv, ja zonat e Tiranës ku nuk do të ketë energji elektrike

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 10:27
ilustrim

Një pjesë e mirë e Tiranës do të vazhdojë të mbetet pa drita edhe ditën e sotme. OSSHE ka njoftuar nëpërmjet një komunikate zyrtare zonat të cilat do të jenë pa energji elektrike të cilat janë; Lanabregas, Surrel, Priskë, Farkë, Fushë-Farkë, vilat qeveritare në Dajt, Shupal, QafëMollë, Zall Dajt, Shën Gjergj. Ndërkohë që pa energji janë edhe nën stacionet e Qaf Mollës dhe Lanabregasit. Shkak për këtë ndërprerje të energjisë elektrike thuhet se është bërë dëmtimi i kabllit 35 kv të linjës Kinostudio-Lanabregas

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat