Bashkia e Tiranës shkurton procedurat tatimore dhe afatet për bizneset

Tirana

Bashkia e Tiranës shkurton procedurat tatimore dhe afatet për bizneset

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 13:29
Ilustrim

Nga 1 janari 2017, Bashkia e Tiranës do të lehtësojë edhe më tej procedurat tatimore për 50 mijë bizneset që veprojnë në kryeqytet dhe njëkohësisht do të shkurtojë edhe afatet. Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik, Kryebashkiaku Veliaj prezantoi disa nga masat lehtësuese.

Ai theksoi se Tirana do të jetë një qytet i hapur për biznesin, dhe kjo është treguar edhe me vendimin e marrë pak kohë më parë për përjashtimin nga detyrimi për pagimin e taksave vendore për 3 muajt e parë nga bizneset e reja. Kreu i Bashkisë u shpreh se viti 2017 do të shënojë një rritje të buxhetit, kjo falë mirëadministrimit të të ardhurave pa rritur asnjë taksë.

“Buxheti i ardhshëm do të jetë edhe më ambicioz. Kemi parashikuar që të rrisim me 10 për qind buxhetin. Në 100  kantiere sot, janë 10 mijë persona të punësuar. Besoj se edhe bashkia ka një rol aktiv. Ne do të shkojmë duke mos propozuar asnjë rritje taksash apo rritje tarife për biznesin dhe për familjarët. Do të shkojmë me rritje të buxhetit thjesht duke rritur bazën,  duke shpresuar që menaxhiimi i mirë do të na çojë në një qytet më të suksesshëm”, tha ai.

Më tej, Kryebashkiaku Veliaj sqaroi një për një lehtësitë për biznesin për vitin 2017, të cilat priten që t’i japin një tjetër ritëm rritjes ekonomike.

Bashkia e Tiranës pritet që t’u japë përgjigje pozitive gjashtë kërkesave të bizneseve, siç është lehtësimi i procedurave dhe shkurtimi i afatit për procedurën për pajisje me vërtetim për likujdim detyrimesh, procedurën e kërkesë/ankesë on-line. Lehtësi do të ketë edhe për procedurën e verfikimit në terren, për procedurën e trajtimin të kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve  si dhe për procedurën për rimbursimin e shumës së paguar tepër në llogari bankare. Për të përmirësuar klimën e biznesit, Bashkia e Tiranës do të lehtësojë edhe procedurën e regjistrimit të një biznesi të ri pranë DPTTV-së, duke përgjysmuar paralelisht edhe afatet e regjistrimit.

STANDARTIZIM DHE THJESHTIM I PROCEDURAVE TATIMORE LOKALE

Procedura për pajisje me vërtetim për likujdim detyrimesh (350 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit të administratorit;

Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i pageses se takses se prones;

Vertetim i pageses se takses se baneses.

Afati: 3 ditë

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit të administratorit.

Afati: 1 ditë 

Procedura  për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)

 

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i pageses se takses se prones;

Vertetim i pageses se takses se baneses;

Ose vertetim qe nuk disponon banese.

Afati: 30 ditë

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Formular vetedeklarimi per taksen e prones.

Afati: 10 ditë 

Procedura e kërkesë/ankesë on-line (55 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese online nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i pageses se takses se prones;

Vertetim i pageses se takses se baneses;

Ose vertetim qe nuk disponon banese.

Afati: 30 ditë

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese online nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Formular vetedeklarimi per taksen e prones. 

Afati: 15 ditë

Procedura e verfikimit në terren  (950 aplikime në muaj)

Ishte: Afati ligjor: 30 ditë

Bëhet: Afati i realizimit: 10 ditë

Hapa per t’u realizuar ne 2017:

A - Dixhitalizimi i Arshives që tashmë është sistemuar në DPTTV;

B - Informatizimi i proçesit të kërkesë/ankesave;

C – Pajisja me palmar për verifikim në kohë reale.

Procedura  për trajtimin e kërkesë-ankesave në aspektin juridik të bizneseve (30 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj;

Certifikatë familjare të tre mujorit të fundit;

Vertetim i pageses se takses se prones;

Vertetim i pageses se takses se baneses;

Ose vertetim qe nuk disponon banese.

Afati: 30 ditë

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë/ankese nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Formular vetedeklarimi per taksen e prones.

Afati: 10 ditë 

Procedura  për rimbursim shume paguar tepër në llogari bankare (5 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Flete-detyrimi;

Ekstrakt i QKB;

Fotokopje e kartes se identitetit;

Vertetim IBAN.

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Kërkesë nga subjekti;

Kopje të kartës së identitetit per administratoret e huaj ose Akt Perfaqesimi;

Vertetim IBAN.

 

Regjistrimi i një biznesi të ri pranë DPTTV-së (260 aplikime/muaj)

Ishte:

Dokumentacioni i kërkuar:

Fotokopje e NIPT;

Certifikate familjare e 3 muajve te fundit;

Ekstrakt i QKB;

Fotokopje e kartes se identitetit;

Kontrate qeraje dhe dokumenti i pronesise;

Vertetim i pageses se takses se baneses;

Ose vertetim qe nuk disponon banese.

 Afati: 30 dite

Bëhet:

Dokumentacioni i kërkuar:

Fotokopje të kartës së identitetit;

Kontrate qeraje dhe dokumenti i pronesise;

Formular vetedeklarimi per pagesen e takses se prones.

Afati: 15 ditë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat