Veliaj bën analizën e 2016: Hapëm 10 mijë vende pune

Tirana

Veliaj bën analizën e 2016: Hapëm 10 mijë vende pune

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 12:29
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës ka bërë një përmbledhje dhe analizë të punës së bërë gjatë vitit 2016.

Në një konferencë për mediat, kryebashkiaku Erion Veliaj, vlerësoi progresin e bërë nga ana e Bashkisë përgjatë këtij viti.

Mes të tjerave Veliaj u ndal tek punësimi, ku theksoi se vetëm në vitin 2016, janë hapur rreth 10 mijë vende pune. 

“Vetëm në punët e hapura në Tiranë janë mbi 10 mijë të punësuar që çojnë një rrogë në shtëpi dhe nuk rrinë me duar në xhepa tek “Partizani i Panjohur”. tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat