Tirana me 5 mijë pallate, Veliaj: Të gjithë do të kenë administrator!

Tirana

Tirana me 5 mijë pallate, Veliaj: Të gjithë do të kenë administrator!

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 11:53
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Asnjë pallat në Tiranë nuk do të jetë pa administrator. Kështu ka theksuar në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili u shpreh se do të krijohen rreth 5000 mijë vende të reja pune.

Këtu bëhet fjalë për administratorët e pallateve, duke qenë se në kryeqytet janë rreth 5 mijë pallatë.

Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë një takimi me administratorët e pallateve,te Kisha Ortodokse në kryeqytet, ku tha se edhe inspektorët e Bashkisë do të angazhohen që të informojnë qytetarët për këtë nismë.   '

''5 mijë pallate në kryeqytet do të kenë administratorin e tyre përkatës. Do krijohet mundësia për t’u punësuar 5000 mijë persona. Për këtë projekt do të njoftoheni edhe nga punonjësit e bashkisë të cilës do shkojnë në çdo pallat ku do informojnë banorët’’, u shpreh Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat