Politkeniku akreditohet nga britanikët, universiteti i parë publik që kalon testin

Tirana

Politkeniku akreditohet nga britanikët, universiteti i parë publik që kalon testin

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 16:03
Universiteti Politeknik të Tiranës

65 vite nga krijimi i Universitetit Politeknik të Tiranës, një kompani e huaj e akrediton zyrtarisht për ciëlsinë e kurrikulave dhe programeve të studimit.

Ky është universiteti i parë publik i cili prej 6 muajsh ka qenë nën mbikqyrjen e ekspertëve britanikë dhe ka marrë draftin final të certifikimit ndërkombëtar.

Rektori Andrea Maliqari, përveç ndjesisë pozitive që ka marrë nga ky lajm deklaron se raporti mbart edhe detyra dhe përgjegjësi të cilat do të adresohen.

“Para 2 ditësh ka mberritur raporti i vlerësimit institucional, vlerësimi ishte pozitiv, më vjen mirë që në rekomandimet e përcaktuara, përcaktohen qartë objektivat që ne duhet t’i realizojmë”,- tha ai.

Hapësira jo e mjaftueshme për student, mungesa e laboratorëve si dhe lidhja organike mes universitetit dhe tregut të punës janë detyrat që raporti ka lënë mbi tryezën e punës së rektorit.

“Mbetet për t’u diskutuar raporti në sipërfaqe i ambinteve që ka në dispozicion Universieti Politeknik për të plotësuar standardet dhe njëkohësisht kërkesës që vjen me vetë zhvillimin e shkencës dhe teknologjia sot me zhvillimin e metejshëm të laboratorëve jo vetëm mësimor por edhe kërkimorë që detyrimisht kërkojnë që universiteti të jetë qendër e rëndesishme e mesimdhënies dhe kërkimit shkencor. Në momentin që ne do kemi raportin përfundimtar, rekomandimet që janë lënë, ne do përcaktojmë planin e masave për t’i realizuar në kohën dhe kualitetin e duhur”,- shtoi ai.

Ky universitet synon që të krijojë lidhje me homologë në vendet europiane për të ndryshuar kurrikulat dhe pse jo hapur mastera të rinj që i vlejnë tregut brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Lidhja e ngushtë e mësimdhënies me kërkimin shkencor do të jetë një nga objektivat kryesore që do të ketë universiteti Politikenik në vazhdim. Lidhja organike mes ndërrmarrjeve dhe universitetit bënë që edhe universiteti duke siguruar lidhje të tillë të përshtasë kurrikulat dhe produktin ta orientojë drejt tregut”,- tha rektori.

Universiteti Politeknik është një nga 6 universitet e para, 4 publikë dhe dy privatë, që kompania britanike e kontraktuar nga qeveria për akreditimet, përzgjodhi për këtë proces që ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Për herë të parë një universitet publik shqiptar akreditohet nga një kompani ndërkombëtare për cilësi në kurrikula dhe programe studimi. Universiteti Politeknik e kaloi këtë proces i cili përvec pozitivitetit qe eksperët shprehën, la edhe detyra si shtimi i hapësirave për student, rritja e cilësisë së laboratorëve dhe një lidhje me të fortë me tregun e punës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat