Kjo është ndër të shumtat foto që tregon kushtet skandaloze në të cilat ndodhet sistemi ynë shëndetësor, ku mungojnë edhe kushtet më elementare, krevatet dhe tani në dimër ngrohja.
Kjo është ndër të shumtat foto që tregon kushtet skandaloze në të cilat ndodhet sistemi ynë shëndetësor, ku mungojnë edhe kushtet më elementare, krevatet dhe tani në dimër ngrohja. Në këtë foto të raportuar në "Jeta osh qejf", duket një pacient duke marrë serum i ulur në një karrige dhe si zgjidhje të vetme për t'u ngrohur ka gjetur pikërisht këtë jorgan. Kjo është një foto e shkrepur në Spitalin Ushtarak në Tiranë.