Tirana zbukurohet për festat e fundvitit

Tirana

Tirana zbukurohet për festat e fundvitit

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 10:43
Tirana e zbukuruar

Dritat festive kanë zbukuruar pjesërisht qytetin e Tiranës, në prag të festave të fundvitit.

Ndonëse nuk kemi hyrë akoma në muajin e festave, në kryeqytet, rrugët janë mbuluar nga dekori që në nëntor.

Dritat po zbukurojnë Tiranën dhe po sjellin atmosferën festive më herët këtë vit në qytet. Bashkia e Tiranës ka sjellë festën në disa nga rrugët kryesore, ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët dhe urat përmbi Lanë me ndriçim të ri. Pema simbol e festës do të ndryshojë destinacion dhe do të vendoset përbri Bashkisë së Tiranës në zonën e mbetur pa filluar punimet e kthimit të Sheshit “Skënderbej” në pedonale. Ndërsa Sheshi “Nënë Tereza” mbi një muaj do të jetë fshati festiv dhe epiqendra e aktiviteteve.

Vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se “Festa e clirimit të Tiranës, Samiti i Diasporës, festat e Nëntorit dhe ato të fundvitit – po stolisim Tiranën, le ta shijojmë e mbajmë pastër”.

Por, simboli i festës, Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, këtë vit do të ketë një tjetër destinacion jo të largët, për shkak të punimeve në sheshin “Skënderbej”. Sipërmarrjet private angazhimin për festa nuk e kanë harruar edhe këtë vit për zbukurimin e objekteve dhe rrugëve kryesore. Edhe pse ndriçimi dhe atmosfera çdo ditë e më shumë po mbulojne Tiranën, 6 dhjetori do të jetë dita kur zyrtarisht ndizet Pema simbol e festës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat