Tirana 2 orë pa drita, PD: Po tani kush do të futet në burg

Tirana

Tirana 2 orë pa drita, PD: Po tani kush do të futet në burg

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 23:25
Tirana

Tirana dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë po vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike.

Prej disa orësh zona të ndryshme në Tiranë janë gjithashtu pa drita ndërsa deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. 

Partia Demokratike përmes sekretarit Organizativ Enno Bozdo tha se luhatjet e tensionit kanë sjellë pasoja për pajisjet elektroshtëpiake të qytetarëve, ndërsa akuzon qeverinë se nuk ofron shërbimin përkundrejt rritjes së cmimit të energjisë elektrike.

"Prej afro dy oresh pjesa me e madhe e qytetit te Tiranes eshte ne erresire. Ndersa i ftohti ende s'ka filluar, Tirana dhe shume qytete te tjera, prej ditesh po vuan nderprerje te vazhdueshme te energjise elektrike. 

Luhatjet e forta te tensionit dhe nderprerja e energjise ka sjelle djegie te paisjeve elektroshtepiake dhe humbje per biznesin.

Cmimi i energjise eshte rritur por drita s'ka. Faturat aforfe kercasin gjithandej, por ne kete fillim dimri, energjia po nderpritet si kurre me pare.
Edi Rama te fut ne burg per faturen, por kur digjen pajisje, kur i le ne erresire qytetaret, kur u shkakton humbje bizneseve, kush mban pergjegjesi, kush duhet te shkoj ne burg?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat