Projekti i rikualifikimit urban të bashkisë së Tiranës ka prekur edhe bllokun e banimit numër 22.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj falenderoi qytetarët për durimin e treguar teksa falë administratës së re, u bë e mundur prishja e ndërtimeve pa leje.
Veliaj: Pas gjithë histerive që dëgjojmë, ja ku jemi sot, jetohet më mirë kur prishen pengesat, kur prishen muret, hiqen zaptimet dhe fitohet hapësirë publike, lulishte dhe kënde çlodhëse për qytetarët.
Me ndryshimet e reja ligjore, tashmë do të jetë përgjegjësia e ndërtuesve për të bërë urbanizimin e lagjeve.
Veliaj: Nëse sot, në kushtet e emergjencës, është bashkia ajo që po rehabiliton këto territore mes pallateve, nga tani e tutje, për të gjitha lejet që do jepen me planin e ri urbanistik, kjo do të jetë detyrë e zhvilluesve.
Veliaj u bëri thirrje banorëve që të përfitojnë nga amnistia e Këshillit Bashkiak për të hipotekluar shtëpitë e tyre.