Plumba në Tiranë, policia në ndjekje të një makine Ford

Tirana

Plumba në Tiranë, policia në ndjekje të një makine Ford

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 19:58
Ilustrim

Krisma plumbash janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se rreth orës 18:30, pas një telefonate është mësuar se në rrugën "Njazi Meka", Allias, kishte të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Skuadra Shqiponjat, ku në adresën e dhënë kanë kontaktuar me shtetasin Q. C., i cili ka deklaruar se ishte konfliktuar me një drejtues mjeti tjetër ku kë i fundit kishte qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë. Janë ngritur pikat e kontrollit dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit tip Ford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat