Veliaj: Brenda vitit ndërtojmë 12 kënde lodrash për të vegjëlit

Tirana

Veliaj: Brenda vitit ndërtojmë 12 kënde lodrash për të vegjëlit

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:33
Erion Veliaj

Në rrugën Kongresi i Lushnjes në njësinë nr 7 në Tiranë do të ndërtohet këndi i tetë për fëmijë.

Veliaj: Fillojmë këndin e tetë të lodrave në qytetin e Tiranës. Ka qenë një vit fantastik, pasi debatet për këndin e madh të lodrave i hapën rrugë ndërtimit të këndit të lodrave në çdo lagje, duke mirëkuptuar që jo të gjithë qytetarët mund të shkojnë te Liqeni, sepse 90% të kohës e kalojnë në xhepa të tillë, mes pallateve, mes komunitetit, në lagjet e tyre

Erion Veliaj, si kryebashkiak projekton që brenda këtij viti të ndërtoj 12 kënde të lodrave në lagjet e qytetit. Kjo me qëllim ofrimin e hapësirave argëtuese për këtë kategori dhe për të rinjtë zhvillimin e aktiviteve fizike me ndërhyjet në ambejnte sportive.

Veliaj: Më vjen mirë që në fund të vitit do t’i kemi përfunduar të 12 këndet e lodrave nëpër lagje, që i shtohen këndit te Liqeni i Tiranës. Është një mënyrë fantastike se si fëmijët, sidomos më të vegjlit, kanë një hapësirë për të luajtur jashtë, në natyrë; është një mënyrë sesi ne luftojmë obezitetin, se si rrisim aftësitë sociale dhe fizike te fëmijët, dhe si përgatisim një brez të ri qytetarësh që mësohet të bashkëjetojë me të tjerët, të respektojë hapësirën e tjetrit, të respektojë të gjitha rregullat e komunitetit.

Sipërfaqja totale e këndit të lojërave është 1100 m2 dhe veç lodrave ai do të ketë edhe një fushë volejbolli, fushë futbolli, pemë dekorative, shtylla ndriçimi të reja etj. Bashkia bënë të ditur se për ndërtimin e këndit po përdoren materiale të certifikuara sipas standardeve të BE-së, për të rritur sigurinë e fëmijëve që luajnë dhe për të mos veçuar qendrën nga periferia në ofrimin e shërbimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat