Veliaj: Fushat sportive të shëndetshme për nxënësit dhe komunitetin

Tirana

Veliaj: Fushat sportive të shëndetshme për nxënësit dhe komunitetin

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 13:56
Foto

Ndërhyrjet në infrastrukturën e shkollave janë shoqëruar edhe me investime në terrene sportive. Bashkia e kryeqytetit ka përfunduar rikonstuksionin e ambienteve sportive në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, ku përveç sporteve si basketboll e futboll do të zhvillohen për herë të parë dhe lojëra të tenisit. Kryebashkiaku Veliaj tha se ndërhyje të tilla janë të nevojshme për zhvillimin e mësimit për orët e edukimit fizik por edhe të shëndetshëm për të rinjtë që t’i përkushtohen sportit.

Nxënsit e shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë kanë ambiente të reja sportive për të zhvilluar orët mësimore të edukimit fizik. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e terrenit sportiv në këtë gjimanaz dhe Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se me investime të kësaj natyre promovojnë një jetë të shëndetshme.

Nga gjimanazi Petro Nini, me perspektivën për tu ndjekur si shembull në shkolla të tjera, Tenisi si një nga sportet më të ndjekura në botë do të ketë mundësi të zhvillohet në terrenet sportive të institucioneve arsimore.

Rikualifikimin e terrenit sportiv përfshiu ndërtimin e tre fushave sportive në këtë shkollë; fushë basketbolli-voljebolli, futbolli dhe për tenis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat