Zjarr në burgun 313 në Tiranë

Tirana

Zjarr në burgun 313 në Tiranë

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 15:14
Burgu 313

Një zjarr ka rënë në burgun 313 në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme.

Bëhet fjalë për një të burgosur që i ka vënë flakën qelisë së tij, pasi pretendon se është dënuar në mënyrë të padrejtë. Drejtoria e burgjeve thotë se situata është nën kontroll.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme. Në këtë burg qëndrojnë disa prej personazheve më të njohur të krimit në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat