Një “Ferrari” që terrorizon Tiranën dhe “tremb” edhe policët

Tirana

Një “Ferrari” që terrorizon Tiranën dhe “tremb” edhe policët

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 23:26
Ferrari dhe policët

Një “Ferrari” që terrorizon Tiranën, pasi ecën me shpejtësi të madhe në rrugët e kryeqytetit, pritej të sekuestrohej nga ana e policisë.

Makina luksoze kishte parkuar tek  “21 Dhjetori-t”, pas tabelës që e ndalon një veprim të tillë.

Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje erdhi Policia e Shtetit së bashku me një karrotrec, por pasi e panë për disa momente makinën, nuk morën asnjë masë dhe vendosën të largoheshin.

Kronologjia e ngjarjes duket edhe nga fotot.

Sipas dëshmitarëve pas pak mbërriti edhe shoferi, i cili hipi pa u shqetësuar në makinë dhe u largua në punë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat