Urgjencë në Tiranë, por diçka i ndodh ambulancës gjatë rrugës

Tirana

Urgjencë në Tiranë, por diçka i ndodh ambulancës gjatë rrugës

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:55
Pamje nga video

Një ambulancë është nisur drejt spitalit pasi ka pasur një urgjencë, por më kot. Arsyeja është se trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës ka bërë që ambulanca të bllokohet teksa ishte në tentativë për të mbërritur sa më parë në spital.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, ambulanca ngec në pritje të zhbllokimit të rrugëve, gjë që sipas raportuesit ndodh të paktën pas 15 minutash. Minuta këto që janë në disfavor të çdo të sëmuri.

Gjersa gjendja e trafikut vazhdon të jetë e tillë çdo ditë, s’na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që raste të tilla të mos përfundojnë në tragjedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat