LSI i kërkon llogari Veliajt pë trafikun e shkaktuar nga Sheshi Skënderbej

Tirana

LSI i kërkon llogari Veliajt pë trafikun e shkaktuar nga Sheshi Skënderbej

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 00:28
ilustrim

Një grup këshilltarësh të Lëvizjes Socialiste per Integrim në Bashkinë e Tiranës, i kanë kërkuar llogari kryetarit Erion Veliaj ditën e sotme nëpërmjet një dokumenti me numër protokolli 18 dt. 10.09.16.

Ata i kërkojnë atij informacion në lidhje me amullinë e krijuar këto ditë me trafikun në Tiranë për shkak të punimeve në qendër.

Një ndër problemet kryesore që ata kërkojnë të sqarojnë, është se përse kanë filluar punimet në Sheshin ‘Skënderbej” ndërkohë që punimet tek unaza e vogël nuk kanë përfunduar ende.

Gjuha e përdorur në këtë dokument duket e ashpër pasi ata i kanë kërkuar Veliajt që të merren masa menjëherë për situatën në fjalë.

Gjithashtu ata kërkojnë edhe transparencë në lidhje me fazat e këtij projekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat