Një ditë më parë, një person që qëlloi me armë nga makina e tij shkaktoi panik tek qytetarët te “Rruga e Elbasanit”.
Sipas njoftimit të policisë, kanë qenë tre persona që pasi kanë dalë nga një restorant, njëri prej tyre, nën ndikimin e alkoolit ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pa ndonjë motiv.
Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre. Ata janë konstatuar në rrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG-ut.
Në momentin e ndalimit këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjeherë kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri pistoletë tip TT.
Dyshohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia publikoi edhe momentet e arrestimit të tyre. Ndërsa fillimisht në rrjetet sociale u shpërnda një video që tregonte momentin kur një police femer e kishte shtrirë në tokë autorin e dyshuar dhe e kishte neutralizuar.
Policja femër që mori lavdërime dje në rrjetet sociale për punën e kryer është Anjeza Xhediku, efektive e Komisariatit numër 1.