Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit “Harry Potter” në Kombinat

Tirana

Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit “Harry Potter” në Kombinat

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 17:23
Kopshti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përuruar rikonstruksionin e plotë të kopshtit të 17-të nga 23 gjithsej, duke shtuar kështu një tjetër hapësirë me standarde për fëmijët e Tiranës.

Kopshti “Harry Potter” në Kombinat ofron kushte më të mira dhe përbën një tjetër investim të rëndësishëm për Njësinë Administrative Nr. 6. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi kontributin e donatorëve dhe theksoi se ky kopsht është një tjetër dëshmi e kujdesit dhe e vëmendjes që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar më të vegjëlve të qytetit.

Ai garantoi edhe një herë se Bashkia është e vendosur që të mbajë premtimin që të 23 kopshtet e zonës urbane në Tiranë të jenë gati me fillimin e sezonit të ri arsimor në shtator, ndërsa ka përfunduar deri më tani 17 të tillë.

Në kopshtin “Harry Potter” është zgjidhur problemi i lagështisës së brendshme, pas ndërhyrjeve në të gjithë godinën. Janë bërë po ashtu instalimet e reja, duke ndërhyrë në pjesët e dëmtuara të suvatimeve të mureve.

Janë bërë hapësira personale për ndarjen e grupeve, si dhe është ndërhyrë në sistemin elektrik, duke u riparuar rrjeti dhe është vendosur ndriçimi i jashtëm. Janë sistemuar ambientet e jashtme, duke krijuar hapësira të gjelbërta dhe rekreacioni për fëmijët, hapësira për argëtim, si dhe është sistemuar sheshi në pjesën e hyrjes, duke i dhënë zgjidhje problemit të grumbullimit të ujërave, theksoi Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat