Veliaj: Jo më shkolla me dy turne

Tirana

Veliaj: Jo më shkolla me dy turne

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 12:45
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndjekur nga afër punimet për ndërtimin e shkollës “Hoxha Tahsin”, në njësinë bashkiake nr.2 në kryeqytet.

Gjatë inspektimit, Veliaj u shpreh se ndërtimi i shkollave të reja në të gjithë territorin e bashkisë dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese, do të bëjnë që në fund të mandatit të parë të mos ketë më shkolla me dy turne. Krijimi i kushteve sa më optimale për gjeneratën e re është edhe synimi kryesor i kryebashkiakut Veliaj.

Veliaj u bëri apel prindërve të nxënësve që t’i çojnë fëmijët në ato shkolla që përcakton Drejtoria Arsimore, pasi shpërndarja e mësuesve të mirë është bërë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha shkollat e bashkisë si dhe po bëhet rikonstruksioni i godinave të të gjitha shkollave që kishin nevojë për një gjë të tillë, që nga fshati më i largët e deri në qendër të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat