Vdes 28-vjeçari, humbi kontrollin me motoçikletë

Tirana

Vdes 28-vjeçari, humbi kontrollin me motoçikletë

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 21:17
Pamje nga aksidenti

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident në Tiranë njofton policia.

Sipas policisë 28 vjeçari Jetnis Dollapi ka humbur drejtimin me një motoçikletë të cilën ishte duke e drejtuar, ku për pasojë është përplasur në muret anësore të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur tek ish-Klubi “Partizani”.

Mësohet se Dollapi ka ndërruar jetë pasi është dërguar për tretman mjekësor.

Ngjarja është nën hetime.tir

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat