Në mes të verës stuhi në Tiranë

Tirana

Në mes të verës stuhi në Tiranë

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:39
Pamje nga video

Ndryshimet e papritura të motit duket se e karakterizojnë kryeqytetin.

Pas diellit dhe temperaturave të larta gjatë paradites së sotme, orët e pasdites janë shoqëruar me një mot të keq me reshje të dendura shiu.

Siç duken edhe në këto pamje, të ardhura në redaksinë e Tv Klan.al, reshjet janë të shumta si dhe shoqërohen me erëra të forta.

Kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti përballet me kapriçot e motit jashtë parashikimeve dhe sidomos në periudhën e verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat