Skema e re e pagesës për debitorët e UKT-së, ja si ndryshon për biznesin e vogël

Tirana

Skema e re e pagesës për debitorët e UKT-së, ja si ndryshon për biznesin e vogël

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 17:52
Ilustrim

Ujësjellës Kanalizime Tiranë me qëllim lehtësimin e pagesës për konsumatorin debitor, biznes i vogël/privat, lajmëron se ka hyrë në fuqi aktmarrëveshja e re për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Aktmarrëveshja e re për biznesin e vogël, vjen pas asaj për konsumatorin familjar dhe politikave të UKT-së për lehtësimin e skemës për shlyerjen e borxhit të akumuluar ndër vite dhe nxitjen e konsumatorit debitor për të shlyer çdo detyrim të prapambetur për shërbimin e marrë nga UKT.

Në bazë të kësaj aktmarrëveshjeje kanë ndryshuar këstet mujore të pagesave të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata për furnizimin me ujë të vendosura në aktmarrëveshjen “Për pagesën e detyrimeve me këste për kategorinë e konsumatorëve, “Privat, biznes i vogël”.

Çdo konsumator debitor, biznes i vogël me hyrjen në fuqi të kësaj aktmarrëveshje do të paguajë 7000 lekë në muaj plus vlerën e faturës mujore.

Ndërkohë që me aktmarrëveshjen e vjetër konsumatori biznes i vogël duhet të paguante 20 për qind të totalit të debisë në momentin e lidhjes së aktmarrëveshjes me UKT dhe 10 për qind të debisë së mbetur plus faturën e përmuajshme të ujit.

Për lidhjen e kësaj aktmarrëveshje konsumatori i kategorisë ‘privat’ duhet të paraqesë kopje të NIPT dhe ekstratin e lëshuar nga QKR, që të vërtetojë se kategorizohet si biznes i vogël. Këto dokumente dhe letërnjoftimi i konsumatorit i bashkëlidhen aktmarrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat