Prindërit e Marvi Mihalit: Do vendosim drejtësinë me çdo kusht

Tirana

Prindërit e Marvi Mihalit: Do vendosim drejtësinë me çdo kusht

Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:37
Foto

Prindërit e Marvi Mihalit kanë folur për mediat pas procesit gjyqësore për djalin e tyre, që u vra për një karikues telefoni.

Nëna e Mihalit akuzoi drejtorin e policisë gjyqsore se ka intimiduar dëshmitarët.

Ajo tha se do vendosë drejtësinë me çdo kusht: "Është vrasje me paramendim në bashkëpunim. Jo vetëm që e vranë, jo vetëm që nuk u dorëzuan në polici. Të gjithë dëshmitarët janë intimiduar nga oficieri i policisë gjyqësor. Nuk do ndalojmë për asnjë minuta. Deri sot kemi thënë që do presim drejtësinë, por drejtësinë do ta vendosh me çdo kusht derisa të kem frymë. Boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më prekur, më parë. Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe tani po gënjejnë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat