Një vrasje e rëndë sonte në orët e vona ka tronditur Reçicën e Vogël të Tetovës.
Nga burimet jozyrtare që mëson TetovaSot, bëhet fjalë për një burrë i moshës së mesme i cili ka vrarë gruan e tij, para shtëpisë së babait të saj, pastaj ka gjuajtuar në tentim vrasje edhe ndaj një shofer taksie
Sipas informacioneve jozyrtare mendohet se gruaja është gjuajtur me dy plumba dhe e cila ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i taksisë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Vrasësi është në arrati dhe ende është i armatosur.
Aktualisht, ekipet e policisë kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kërkojnë për autorin e vrasjes