Komuna e Tetovës me probleme të shumta gjatë menaxhimit me ndërtimet pa leje

Tetova

Komuna e Tetovës me probleme të shumta gjatë menaxhimit me ndërtimet pa leje

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 12:29
Komuna e Tetovës

Qytetarët e Tetovës kërkojnë nga komuna që të reagojë më shpejt në rastet e ndërtimeve pa leje dhe prishjen e tyre. Ndërsa nga komuna thonë se së pari do të merren me objekte të paligjshme në sipërfaqet publike, pastaj me ato për të cilat ka mosmarrëveshje civile.

Mosmarrëveshjet ndërmjet fqinjëve rreth ndërtimit të ndërtesave në Tetovë shpesh rezultojnë me akuza kundër komunës për sjellje joligjore. Në raste të tilla, kryesisht njëra anë beson se komuna ka miratuar në mënyrë të paligjshme fqiut lejen për të ndërtuar një objekt të ri apo diçka të ngjashme.

Samisherif Jakupi nga lagja e Drenovecit për REL thotë se fqinji i tij krijon probleme në shtëpi gjatë ndërtimit, kështu që ai akuzon qeverinë lokale se nuk ka marrë masa për një kohë të gjatë.

Në qendër të Tetovës, problem me fqiun ka Faruk Ghani. Ai thotë se fqinji filloi ndërtimin e një objekti të ngjitur në shtëpinë e tij, edhe pse më herët nuk ka qenë ashtu. Ai gjithashtu beson se inspektorët komunalë nuk janë përgjigjur në mënyrë adekuate ndaj ankesave të tij.

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi tha se po përpiqen të zgjidhin objektet problematike urbane në qytet. Ajo tha se qëllimi i parë i komunës janë objektet ilegale në sipërfaqet publike, pastaj ato për të cilat ka mosmarrëveshje civile. Vitin e kaluar, problemi për ndërtesat ilegale ishte se nuk kishte kompani për prishjen e ndërtimeve pa leje, por tani ajo thotë se është bërë në disa raste.

Përkrah rrezikut që të menaxhojë ndërtimet ilegale, Komuna e Tetovës duhet të sjell edhe Planin Gjeneral Urbanistik. I fundit ishte sjellur para 16 viteve në vitin 2002.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat