ASH kërkon zbardhjen e vjedhjeve në Tetovë - Bota Sot
ASH kërkon zbardhjen e vjedhjeve në Tetovë

Tetova

E hënë, 16 korrik 2018

ASH kërkon zbardhjen e vjedhjeve në Tetovë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:30
ASH

Aleanca për Shqiptarët në Tetovë ka shprehur shqetësim në lidhje me rastet e vjedhjeve nga personat e armatosur që kohëve të fundit kanë ndodhur në Tetovë.

Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga zv.ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, për vjedhjet në këtë qytet.

“Zotri Agim Nuhiu, përse tërhoqët Njësitin Alfa nga qyteti i Tetovës, a nuk vlerësoni se edhe Tetovarët kanë nevojë për mbrojtje, njëjtë sikurse ju që mbroheni nga truprojet tuaja?! Zotëri Nuhiu, para vetëm një jave u lavdëruat se situate e sigurisë së qytetarëve është në nivel dhe nuk ka vend për shqetësim, andaj ju pyesim, a janë edhe këto grabitje që po ndodhin në mesdite me kallashnikov në bizneset e Tetovës, pjesë e kësaj sigurie për të cilën Ju flisni?”, thonë nga ASH.

“z.Nuhiu e kemi parasysh që ju nuk keni asnjë informacion , por informatat në terren na thonë edhe për shumë parregullsi tjera që shkojnë në dëm të qytetarëve dhe të rinisë sonë , ndërsa ju lavdëroheni për punësime në rrjetet sociale ku sipas informatave që kamë çdo polici që e gradoni në detyrë nga kabineti juaj i shkon mesazhi i shkruar nga ju për ta postuar në murin e tij privatë në Facebook ku në atë mesazh lavdëroni veten tuaj nëpërmjet policit që e keni graduar…! Ju ndoshta mund të arsyetoheni se i keni kapur grupet që kanë kryer këto grabitje , por në realitet vazhdon e njëjta dukuri e rrezikimit të bizneseve me grabitje nën trysninë e armëve”, përfundojnë nga ASH. Përndryshe, rasti i fundit i plaçkitjes në Tetovë është regjistruar mbrëmë në një market në rrugën “Shtipska”, kur persona të panjohur të armatosur kanë marrë qarkullimin ditor nga të punësuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test