SPB Tetovë: Qytetarët të kenë kujdes me zjarret në vende të hapura - Bota Sot
SPB Tetovë: Qytetarët të kenë kujdes me zjarret në vende të hapura

Tetova

E hënë, 25 qershor 2018

SPB Tetovë: Qytetarët të kenë kujdes me zjarret në vende të hapura

Më: 29 maj 2018 Në ora: 12:13
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalur me apel për qytetarët e rajonit të Pollogut që të kenë kujdes me zjarret në hapësira, pasi me rritjen e temperaturave rriten edhe rreziqet nga zjarret.

Nga SPB Tetovë kërkojnë kujdes më të veçantë nga qytetarët të cilët lëvizin nëpër male të mos ndezin mbeturina dhe gjethe, pasi mund të shkaktojnë dëme shumë të mëdha.

“Paralajmërohen qytetarët të cilët gjatë fundjavave dalin në male, të përmbahen nga ndezja e zjarreve. Gjithashtu të mos hudhin mbeturina plastike të cilat më pas nga nxehtësia mund të shkaktojnë zjarre”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai rikujton qytetarët edhe për sanksionet për shkaktim të zjarrit, ku varësisht nga dëmet e shkaktuara dënimi mund të jetë edhe me burg.

Në ndërkohë SPB Tetovë ka marrë aktivitete parandaluese, që me kohë të ndalohet djegia dhe pyjeve dhe dëme tjera më të mëdha.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test