Tetovë, probleme me qendrën e testimeve për lejet e drejtimit - Bota Sot
Tetovë, probleme me qendrën e testimeve për lejet e drejtimit

Tetova

E martë, 14 gusht 2018

Tetovë, probleme me qendrën e testimeve për lejet e drejtimit

Më: 19 maj 2018 Në ora: 17:15
Tetovë

Rreth 8 mijë kandidatë nga Tetova dhe rrethina që janë në procedurë të marrjes së lejes për vozitje në qendrën e vjetër për testime, “Auto-moto” kanë mbetur pa mundësi për vazhdim të procedurës, për shkak të skadimit të licencës për testime të kësaj shoqate dhe marrjes së licencës nga Qendra e re “Nju Driver”.

Problemi qëndron tek zvarritja e punëve rreth bartjes së dokumenteve.

"Kandidatët që vinë në këtë Qendër për tu interesuar se ç`ndodh me dokumentet e tyre apo për të pyetur se ku të drejtohen për zgjidhje, hasin si zakonisht në dyer të mbyllura. Më interesant është fakti se nuk ka as edhe një njoftim të vetëm se ku duhet të drejtohen këta kandidatë”

Drejtuesit e auto shkollave në Tetovë kërkojnë që MPB-ja të merr masa sa më shpejtë për transferimin e dokumenteve.

"Kemi probleme me kandidatët që vinë çdo dit çdo sekond dhe na ankohen. Ne nuk kemi mundësi tu dalim në ndihmë dhe i drejtojmë kah qendra e vjetër. Atje hasin në dyer të mbyllura. Kemi probleme shumë sidomos me ata që kanë fazën përfundimtare të qytetit atyre iu skadon edhe afati i testeve se pas një viti duhet të futet nga fillimi" – deklaroi Raman Aliti, Pronar i auto shkollës.

"Kjo neglizhencë është stërzgjatur – sepse komisionet që duhej të formohen nga qendra e re Nju Driver dhe nga Qendra e vjetër AMS këto duhet më t`i kishin kryer procedura" -theksoi Aliti. 

Ekipi i Alsat M, tentoi të kontaktojë me drejtuesit e Qendrës së vjetër, por të gjithë numrat e kontaktit janë pasiv dhe nuk ka përgjigje. Ndërsa nga Nju Driver thonë se presin dorëzimin e dosjeve të kandidatëve. Numri dy i policisë Agim Nuhiu premtoi zgjidhje të shpejtë të problemit.

"Ministria e Punëve të brendshme ka deleguar dy përfaqësues të vet. Sot në hapësirat e MPB në Tetovë janë ulur përfaqësuesit e personit juridik që tanimë ka humbur licencën dhe përfaqësuesit e personit juridik që ka fituar licencën për Qendër provimesh për patentë shoferi dhe kanë akorduar edhe një dinamikë kohore për bartjen e dokumentacionit" – deklaroi Agim Nuhiu, zv. Ministër i brendshëm.

Kompetentët nuk tregojnë se çka do të ndodh me personat që u ka skaduar afati për testim ndërsa procedura nga e para do tu kushtojë plus nga 15 mijë denarë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test