Tetova vazhdon “të mbytet” në mbeturina - Bota Sot
Tetova vazhdon “të mbytet” në mbeturina

Tetova

E martë, 14 gusht 2018

Tetova vazhdon “të mbytet” në mbeturina

Më: 22 prill 2018 Në ora: 19:33
Tetova

Kontejner të stërmbushur, mbeturina të hudhura, si dhe deponi të vogla, është fotografia që tashmë disa javë mund të shihet në qytetin e Tetovës.

Qytetarët thonë se ekipi i Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) “Tetova” nuk mbledh mbeturinat rregullisht në qytet. Ndërsa të pakënaqur janë edhe nga mirëmbajtja e hapësirave publike.

Nga NPK “Tetova” për TV Telma, thonë se me ardhjen e pranverës rriten edhe mbeturinat, të cilat sipas tyre, hudhen nga qytetarët. Ata thonë se këtë muaj çdo ditë kanë mbledhur mbeturina me ton, më shumë se muajt e kaluar.

Nga NPK thonë se problemi me mbeturinat do të zgjidhet, pasi do të fillojnë që disa herë të mbledhin.

Problemi me mbeturinat komunale pritet të rritet me ardhjen e gurbetçarëve, pasi me ardhjen e tyre shtohen edhe mbeturinat.

Nga Komuna e Tetovës para disa viteve kanë paralajmëruar projekt për kontejner nëntokësor, ndërsa drejtori i NPK-së, Xhelal Ceka, thotë se ideja për kontejnerët nëntokësor nuk do të realizohet edhe disa vite.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test