Tetovë/Rënie drastike e numrit të nxënësve, shkak migrimi jashtë vendit - Bota Sot
Tetovë/Rënie drastike e numrit të nxënësve, shkak migrimi jashtë vendit

Tetova

E premte, 27 prill 2018

Tetovë/Rënie drastike e numrit të nxënësve, shkak migrimi jashtë vendit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 20:09
Ilustrim

Numri i nxënësve nëpër shkollat fillore të Tetovës dhe rrethinës shënon rënie nga viti në vit. Më shumë kjo vërehet në komunat rurale se sa në Komunën e Tetovës, sidomos në tre vitet e fundit gjatë regjistrimeve në shkollat e mesme.

Sipas shifrave me të cilët disponon Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës, trendi i uljes së nxënësve vërehet në shkollat e mesme, ngase sipas këtij Sektori, çdo ditë e më pak nxënës po regjistrohen.

Shifrat tregojnë se, nëse në vitin 2016 në shkollat e mesme ka patur 10.086 nxënës, në vitin 2017 ky numër ka rënë në 9999 nxënës, kurse në vitin 2018 janë gjithsej 9.811 nxënës. Kjo do të thotë se vetëm brenda tre vitesh – në shkollat e mesme të Tetovës ka 275 nxënës më pak.

Në ndërkohë, në shkollat fillore të Komunës së Tetovës, gjatë katër viteve të kaluara – prej klasës së parë në klasën e dytë gjithsej 61 nxënës nuk e kanë vijuar mësimin për arsye të ndryshme, që në total i vjen dy paralele, informon Koha, transmeton Gazeta Express.

Saktësisht, në vitin shkollor 2013/14, në klasën e parë ka patur 1160 nxënës, ndërsa në klasën e dytë ka patur 1120 nxënës. Në vitin 2014/15, në klasën e parë ka patur 1074 nxënës, ndërsa në klasën e dytë 1056 nxënës. Një vit më pas, respektivisht në vitin 2015/16, gjithsej në klasë të parë ka patur 1119 nxënës, që është shifër e njëjtë edhe në klasën e dytë. Këtë vit shkollor (2017/18), në klasë të parë janë regjistruar 1122 nxënës dhe nëse kjo shifër krahasohet me vitin 2013, atëherë del se janë më pak diku rreth 38 nxënës.

Rënie e numrit të nxënësve vërehet edhe nga klasa e pestë e deri në klasën e nëntë. Në bazë të dhënave zyrtare, në shkolla fillore në Komunën e Tetovës, nga viti 2015 e deri në vitin 2017 në klasën e gjashtë ka 22 nxënës me pak, gjegjësisht nëse në vitin 2015 ka patur 1117 nxënës, në vitin 2017 në klasën e gjashtë ka 1095 nxënës.

Sipas drejtuesit të Sektorit për veprimtari publike, Ahmed Qazimi, ulja e numrit të nxënësve në shkollat fillore është hasur më shumë në komunat rurale, pasi në këtë drejtim shifrat tregojnë ulje të numrit të nxënësve në shkollat e mesme. Ai thekson se në këtë drejtim, si shkak kryesor që ka ndikuar në uljen e numrit është migrimi jashtë vendit, si dhe shpërngulja brenda në rrethinën e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test