Mungesa e pusetave e bën Tetovën vend të rrezikshëm për këmbësorët - Bota Sot
Mungesa e pusetave e bën Tetovën vend të rrezikshëm për këmbësorët

Tetova

E hënë, 25 qershor 2018

Mungesa e pusetave e bën Tetovën vend të rrezikshëm për këmbësorët

Më: 4 prill 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Banorët e bulevardit “V.S.Bato” dhe jo vetëm, duhet t’i bëjnë sytë katër kur kalojnë nëpër trotuarin e kësaj rruge për të shkuar. Në të gjenden gropa të hapura, pa pusetë, të cilat janë të rrezikshme, posaçërisht për fëmijët, por në to mund të bjerë secili e të thyejë qafën sepse janë të thella dhe pa asnjë shenjë paralajmërimi.

Afet Izairi thotë për redaksinë tonë se dikush duhet të merr përgjegjësi për këto trotuare të rrezikshme sepse ai para disa muajve ka pasur aksident.

“Nuk e pash, edhe pse e dija se është diku afër, këtu kaloj çdo ditë, por isha duke u ngutur për në punë. Kisha lëndime të mëdha në këmbë dhe kurriz, unë nuk jam i ri që të shërohem shpejtë. Nuk e di se ku të drejtohem më, sa herë kam shkuar në Komunë por asgjë” shprehet ai.

Agim Kasami nga Ndërmarrja publike Komunale “Tetova Tetovë” thotë se ata janë dorëzuar së luftuari sepse nuk kanë zgjidhje, ndërsa as policia nuk ndihmon.

“Vjedhja e pusetave është një fenomen që ndodh vite me radhë. Ne mundohemi të vendosim të reja por e kemi të pamundur pasi që hajnat veprojnë në vende edhe nuk duken shumë. Rastet fillimisht i paraqisnim edhe në polici. Por kohëve të fundit e kemi lënë një gjë të tillë, pasi e kemi parë se policia ka ndërmarrë vetëm një masë dhe atë që të mos mund të shiten në vendet ku blihet dhe grumbullohet hekuri. Një pusetë kushton rreth 5000 denarë dhe dëmtimi apo vjedhja e tyre na shkakton dëm të madh ” thotë Kasami.

Nga policia e Tetovës thonë se as vitin e kaluar e as tani nuk ka paraqitje të rasteve në pyetjen tonë pse nuk kapen ata që i vjedhin pustetat. Ata thonë se vidhen deri në 10 puseta në vit, për tu shitur më pas për hekur.

Zakonisht vidhen nga vende më pak të frekuentuara gjatë orëve të natës. Më tej, shitja e pusetave nga hajnat bëhet pjesë-pjesë pasi të njëjtat thyhen në disa pjesë sepse nuk mund ti shesin si të tillë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test