Dje me iniciativë të Bashkësisë lokale të fshatit Poroj janë inaguruar emërtimi i dy rrugëve në fshat.
Dy rrugës kryesore të Porojit do të kenë emrat e veprimtarit Nevzat Halili dhe dëshmorit të kombit Mujdin Aliu.
Në këtë organizim morën pjesë edhe Nevzat Halili dhe kryetarja e komunës, Teuta Arifi.
ërndryshe gjithashtun dje u bë edhe pastrimi i rrugëve dhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbëra.
“Dua të uroj këtë iniciativë të qytetarisë aktive dhe dua të potencoj se inciativa të tilla do të mirëpriten dhe përkrahen në vazhdimësi nga Komuna e Tetovës, meqë promovojnë një frymë të re të bashkëverpimit mes qytetarëve dhe udhëheqësisë lokale, që është në të mirën e të gjithë neve. U bë pastrimi i fshatit, ngjyrosja e urës dhe skajoreve, si dhe shtrimi i një pjese të trotoarit tl rrugës regjionale me pllaka betoni.
Sot gjithashtu bashkë inaguruam edhe dy rrugët kryesore në fshat që mbajnë emrat e veprimtarit Nevzat Halili dhe dëshmorit të kombit Mujdin Aliu.
Dua të falemnderoj të gjithë ata që kontribuan më çfarëdo forme në aktivitetin e sotëm, dhe le të jetë ky vetëm një fillim dhe formë se si duhet të vazhdojmë në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit.
Një Tetovë e gjelbër fillon me TY!”, shkruan në faqen në facebook të kryetares së Tetovës.