Policia maqedonase arreston një polic, ja çfarë ka bërë!

Tetova

Policia maqedonase arreston një polic, ja çfarë ka bërë!

Më: 30 mars 2018 Në ora: 16:27
ilustrim

Sektori për punë të brendshme Shtip deri tek Prokuroria Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal kundër 57-vjerçarit L.B nga Shtipi, i punësuar në MPB, nën dyshimin se ka kërkuar mito.

Më 23 mars të këtij viti, i denoncuari një shtetasi të huaj i ka kërkuar 300 euro që të mos e paraqes për vepër penale që e ka bërë, e për të cilën vepër, Ligji për të huaj parashikon dënim prej 540 deri 1600 euro.

Parat i ka marrë më 28 mars në zyrën e tij.

Policit nga ana e Prokurorit Publik i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat