Komuna e Tetovës zgjodhi kryesuesin e këshillit komunal - Bota Sot
Komuna e Tetovës zgjodhi kryesuesin e këshillit komunal

Tetova

E premte, 17 gusht 2018

Komuna e Tetovës zgjodhi kryesuesin e këshillit komunal

Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:43
Tetovë

Pas një pritje shumë të gjatë, që kur përfunduan zgjedhjet lokale në vend, ku në Tetovë fitoi kandidatja e BDI-së, Teuta Arifi, sot ka përfunduar edhe çështja rreth këshillit komunal.

Në seancën e rregullt të këshillit komunal u zgjodh kryesuesi i këtij këshilli, i cili gjithashtu vjen nga radhët e BDI-së.

Nga 31 këshillëtar komunal, Bekim Memeti mori mbështetjen e 18 prej tyre. Njiherit, Memeti ishte edhe bartës liste i BDI-së, në zgjedhjet lokale.

Në rast se do të dështonte edhe sot zgjedhja e kryetarit të këshillit, atëherë komuna e Tetovës duhej të shkonte në zgjedhje të reja për këshillin komunal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test