Policia arreston 4 tetovarë - Bota Sot
Policia arreston 4 tetovarë

Tetova

E premte, 17 gusht 2018

Policia arreston 4 tetovarë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:02
Policia maqedonase

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër Z.A. (16) nga fshati Uzurmisht i Tetovës., i cili akuzohet për katër vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër penale “vjedhje”, kundër 14-vjeçarit nga fshati Radiovcë, i cili akuzohet për tri vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër penale “vjedhje”, kundër B.B. (18) nga fshati Kopanicë, i cili akuzohet për vepër penale “vjedhje e rëndë” dhe kundër A.A. (30), i cili akuzohet për vepër penale “fshehje”.

Gjatë periudhës kohore nga 04.12.2017 deri 21.01.2018, i pari, i dyti dhe i akuzuari i tretë kanë kryer dy vjedhje të rënda në kishën “Shën Anastasia” në fshatin Radiovcë, vjedhje të rëndë në kishën “Shën Nikolla” në fshatin Kopanicë, vjedhje të rëndë në një shtëpi në fshatin Radiovcë dhe një vjedhje në një kasolle në Radiovcë.

Ata me përdorimin e forcës kanë hyrë nëpër objekte dhe kanë marrë mjete materiale, para, mjete të ndryshme dhe biçikleta dhe shuma e përgjithshme vlerësohet 21.500 denarë. I akuzuari i katërt, materialet e vjedhura i ka fshehur dhe i ua ka shitur personave të tjerë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test