Pesë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në rajonin e Tetovës

Tetova

Pesë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në rajonin e Tetovës

Më: 28 janar 2018 Në ora: 15:29
Ilustrim

Në rrugën rajonale nga fshati Pirok drejt autostradës Tetovë-Gostivar ka ndodhur aksident komunikacioni mes veturës “Fiat Marea” me targa të Tetovës, e drejtuar nga F.S.(52) nga Tetova dhe “Opel Zafira”, e drejtuar nga J.S. (39) nga fshati Pirok.

Në këtë aksident vozitësit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa 5 bashkëudhëtarët tjerë, 3 nga fshati Pirok dhe dy nga Tetova, kanë marrë lëndime trupore dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Tetovës janë lëshuar për shërim shtëpiak.

Sipas të dhënave fillestare, shkak për këtë aksident është tejkalimi i pakujdesshëm, ndërsa dëmi material do të vlerësohet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat