Detaje tjera nga zjarri i madh në Shkup: Familja 8 anëtarëshe me dy fëmijë të vegjël panë vdekjen me sy

Tetova

Detaje tjera nga zjarri i madh në Shkup: Familja 8 anëtarëshe me dy fëmijë të vegjël panë vdekjen me sy

Më: 26 janar 2018 Në ora: 23:53
Vendi i ngjarjes

Zjarrfikësit shpejt arritën të lokalizonin zjarrin që shpërtheu në Lisiçe të Shkupit që shpërtheu para orës 22:00.

Sipas informacioneve paraprake jozyrtare, zjarri ka përfshirë dy shtëpi. Zjarri shpërtheu në çatinë e një shtëpie dhe shpejt u përhap në ndërtesën fqinje.

Në shtëpinë që shpërtheu flakë nga dëshmitarët thuhet se kanë qenë 8 anëtarë të familjes dhe dy fëmijë të vegjël, por që të cilët fatmirësisht, kanë arritur të shpëtojnë.

Në terren zjarrfiksat kanë ndërhyrë me 7 automjete kundër zjarrit.

Sipas supozimeve paraprake, shkaku i zjarrit do të kërkohet në mes instalimit elektrik dhe ngrohjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat