Teuta Arifi mirëpret zv.Kryeministrin e Republikës së Kosovës Enver Hoxhajn

Tetova

Teuta Arifi mirëpret zv.Kryeministrin e Republikës së Kosovës Enver Hoxhajn

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:36
Teuta Arifi

E para e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot në ambientet e Komunës së Tetovës ka mirëpritur zv.Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Enver Hoxhaj.
Në llogarinë e sajë në rrjetin social fejsbuk Arifi shkruan:

Sot pata kenaqësinë të mirëpres në takim zv.Kryeministrin e Republikës së Kosovës njëherit dhe mikun tim z.Enver Hoxhaj.

Në takim diskutuam për sfidat e përbashkëta që na presin si rajon me theks të veçant si dy shtete fqinje.
Një impuls i ri bashkëpunimi si dhe një kohezion i ri rajonal, do të ishte një shansë dhe mundësi e mirë të zhvillohej edhe nga bashkëpunimi midis dy shteteve tona.

Bashkëpunimi midis Republikës së Kosoves dhe Republikës së Maqedonisë është i një rëndësie të veçant, i cili mund të shtrihet në disa dimensione.
Në ndërtimin e infrastrukturës rrugore e cila do të lehtësontë jashtëzakonisht shumë lëvizjen e resurseve njerëzore, lëvizjen e mallrave, me ç’rast do ti jepej ekonomisë së vendit tonë edhe një injektim i ri për sa i takon zhvillimit ekonomik.

Një segment tjetër tejet i rëndësishëm është bashkëpunimi i dhomave ekonomike, e cila shkon në funksion sërisht të zhvillimit ekonomik.
Bashkëpunimi ndërmjet Komunave tona, do të fuqizonte jashtëzakonisht shumë edhe integrimin kulturorë dhe arsimorë.

Ngelemi të bindur që lehtësimi doganorë, është edhe një nga hapat e duhur për të zhvilluar këtë bashkëpunim në një stad tjetër të atij partneriteti strategjik.

Falenderova zv.Kryeministrin Hoxha për vizitën, një kujdes i veçant që nga Qeveria e Kosovës nuk ka munguar asnjëherë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat