Plaçkitet Xhamia e Larme në Tetovë

Tetova

Plaçkitet Xhamia e Larme në Tetovë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 10:39
Xhamia e Larme

Policia e Maqedonisë njofton se në periudhën prej orës 19:40 të datës 21.01.2018 deri orën 04:30 të 22.01.2018 është kryer vjedhje në Xhaminë e Larme në Tetovë.

“Vjedhësit kanë hapur me forcë derën hyrëse, janë futur brenda dhe nga kutia për bamirësi kanë marrë rreth 500 denarë, 5 euro dhe 5 lira turke dhe janë larguar në drejtim të panjour”, thonë nga policia.

Nga policia shtojnë se hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.

Në ndërkohë nga policia njoftojnë se tentim për vjedhje ka pasur edhe në Xhaminë e Rinisë e cila gjendet në rrugën “176” në Tetovë, mirëpo për shkak të aktivizimit të alarmit, vjedhësit janë larguar dhe nuk kanë shkaktuar dëme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat