Aksident me fatalitet në rrugën Tetovë-Gostivar

Tetova

Aksident me fatalitet në rrugën Tetovë-Gostivar

Më: 4 janar 2018 Në ora: 13:17
Ilustrim

32-vjeçarja banore e fshatit Urviç ka ndërruar jetë në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në rrugën Tetovë-Gostivar, në afërsi të fshatit Kamjan.

Ajo ka qenë bashkëudhëtare në makinën “Opel Corsa” e cila u përplas me “Ford Kuga” me targa zvicerane. Lëndime të rënda trupora ka marrur edhe burri i saj 37-vjeçar, i cili e ka drejtuar makinën.

Të dy janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku 32-vejçarja E.S ka ndërruar jetë, ndërsa burri i saj mas ndihmës mjekësore është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Lëndime të rënda trupore kanë marrë edhe pesë bashkëudhëtarët në “Opel Corsa” të moshës dy, gjashtë dhe tre të moshës 20-vjeçare, të cilët pas ndihmës në Spitalin e Tetovës janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Në vendin e ngjarjes është kryer hetim nga ana e prokurorit publik dhe po punohet në zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat