Është shtuar numri i aksidenteve në Tetovë

Tetova

Është shtuar numri i aksidenteve në Tetovë

Më: 3 janar 2018 Në ora: 13:39
Ilustrim

Gjithsej 93 aksidente komunikacioni kanë ndodhur gjatë muajit dhjetor në rajonin e Tetovës, që do të thotë se kanë ndodhur 31 aksidente më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, theksoi se në një nga aksidentet e dhjetorit ka ndërruar jetë një person, për dallim ku gjatë dhjetorit të vitit 2016 kishin ndërruar jetë dy persona.

“Tetë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 74 lëndime të lehta, ndërsa në 54 aksidente është shkaktuar dëm material, që vlerësohet të jetë 4 milionë e 350 mijë denarë”, tha Josifovski.

Numri më i madh i aksidenteve, gjegjësisht 41 kanë ndodhur në rrugët e Tetovës, sidomos në bilevardet “Ilindenska”, “Vidoe Smilevski-Bato” dhe “Marshall Tito”, si dhe në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugën rajonale drejt Pirokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat