Dika: Viti 2017 ishte i suksesshëm për UEJL-në

Tetova

Dika: Viti 2017 ishte i suksesshëm për UEJL-në

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 22:20
Zamir Dika

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Zamir Dika, e ka cilësuar vitin 2017 si të suksesshëm në aspektin e rritjes së cilësisë dhe numrit të studentëve të diplomuar. Dika ka theksuar se është arritur numri prej 12 mijë të diplomuar dhe mbi 3500 studentë që aktualisht ndjekin studimet në UEJL.

Ndërsa sa iu përket programeve, Dika tha se këtë vit janë ofruar 14 programe të ciklit të parë, 24 programe të ciklit të dytë dhe dy programe te specializimit, të cilat nga viti në vit shtohen dhe bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.

“Në vazhdën e iniciativës për personalizimin e dijeve, si koncepti 3.0, në këtë vit arritëm të gjithë përmbajtjet e lëndëve në të gjithë ciklet ti publikojmë në platformën elektronike të mësimit – Google Classroom dhe u evidentuan 3048 resurse elektronike të publikuara nga stafi i universitetit tonë në shërbim të studentëve. Një platformë jashtëzakonisht e rëndësishme për interaktivitetin me studentët tanë edhe jashtë klasës. Personalizimin e dijeve e kurorëzuam me fillimin e sistemit të tutorimit për çdo student në universitet. Profesorët tanë janë vendosur në dispozicion që të përkrahin studentët gjatë progresit akademik dhe ti këshillojnë studentët në lidhje me karierën e tyre”, deklaroi Zamir Dika.

Sipas tij, qëllimi i udhëheqësisë së UEJL-së për vitin e ardhshëm është që ky institucion i arsimit të lartë edhe më tutje të jetë lider i trendeve të avancuara në arsimin e larët dhe kreatori i diturive dhe kompetencave të cilat janë krahasuese me universitetet perëndimore evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat