Katër persona të lënduar në aksidente komunikacioni në rajonin e Tetovës

Tetova

Katër persona të lënduar në aksidente komunikacioni në rajonin e Tetovës

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Katër persona të lënduar, njëri më rëndë dhe dëm material prej 110 mijë denarë, janë pasojat e tre aksidenteve që për shkak të shpejtësisë së pakontrolluar kanë ndodhur natën e kaluar në Tetovë, ka njoftuar zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski.

Më rëndë e ka pësuar S.F (75) nga Tetova e cila derisa ka ecur në këmbë në rrugën “Lubotenska” rreth orës 17 e 25 është goditur nga vetura me targa të Tetovës nga ana e R.A (22) poashtu nga Tetova.

Dy persona kanë marrë lëndime trupore pasi S.S.(30) nga fshati Jançisht ka humbur kontroll mbi veturën “BMW” me targa të Tetovës dhe ka ka goditur shtyllën e betonit dhe drunj. Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 4 e 15 minuta në fshatin Zhillçë. Më pas vozitësi S.S. dhe personi tjetër në veturë D.S.(20) janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat